Horoskopi për datën 9 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 9 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 9 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

Dashi
Ditë e përshtatshme për çiftet ka për të qenë kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin do jetë e kënaqshme sepse do dini si të flisni e si të komunikoni në çdo moment. Beqarët do afrohen tej mase pas një personi, por nuk do preferojnë të hedhin menjëherë hapa. Në fakt kjo do jetë gjeja më e mirë për t'u bërë. Tek financat, asnjë planet nuk do ndikojë negativisht prandaj ato do jenë të mira.

Demi
Kjo e sotmja do jetë një ditë tejet e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Herë do keni debate dhe zënka te forta me njëri-tjetrin dhe herë do dashuroheni pa dorashka. Beqarët nuk do ndihen ende gati të bëjnë zgjedhje dhe do vazhdojnë të kenë të njëjtin status. Ne planin financiar ka rrezik te ndërmerrni rreziqe dhe situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.

Binjakët
Jeta juaj ne çift do jetë shumë e ngrohte sot. Do jeni të pandashëm në ide dhe mendime dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël me partnerin. Beqarët do e gjejnë papritur një person me të cilin do bien kokë e këmbë ne dashuri. Financat do i keni të mira kështu që ndihmojini pak personat qe iu janë gjendur gjithmonë pranë.

Gaforrja
Gjerat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur për mrekulli sot. Do keni një marrëdhënie aq të qëndrueshme saqë do i zgjidhni një e nga një te gjithë problemet e hershme. Beqarët do kenë probleme ne punë dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria. 

Luani
Ditë e mërzitshme do jete kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do lerë për të dëshiruar dhe mosmarrëveshjet do jenë të vazhdueshme. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do preferojnë të refuzojnë çdo lloj propozimi. Financat duhet t'i keni shumë kujdes sepse po nuk i bëtë me kujdes llogaritë do gjendeni shpejt në gjende delikate.

Virgjëresha
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak shqetësuese sot. Do jeni me te logjikshëm dhe do e kuptoni sjelljen e tjetrit në momente të veçanta. Beqarët do jenë në humor të shkëlqyer dhe gati për të bere çdo lloj çmendurie. Çdo gjë do ndriçojë për ta. Ne planin financiar duhen marrë masa të menjëhershme pasi në të kundërt gjendja do përkeqësohet akoma me tepër.

Peshorja
Do jeni më të hapur ndaj çdo gjeje qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe se bashku mund të bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqarët ka mundësi t'i rikthehen një historie te vjetër, por kësaj here gjërat do jenë shumë më ndryshe. Buxheti do vazhdoje të jetë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të mos kryeni shpenzime të pamenduara.

Akrepi
Duhet të bëni me tepër lëshime ndaj partnerit tuaj sot sepse në të kundërt situata do përkeqësohet akoma më shumë. Beqarët nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi, pasi do jene disa qe do ju pëlqejnë njëherësh. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse gjendja ka për te qene e shkëlqyer.

Shigjetari
Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme. Vazhdoni t'i shprehni ndjenjat sa te mundni. Beqaret do kenë disa njohje te reja, por nuk do ndihen gati te hedhin hapa. Në planin financiar duhet të merrni masa akoma me strikte në mënyrë që gjendja te stabilizohet. Po vazhduat të bëni çmenduri do keni probleme më të mëdha.

Bricjapi
Ditë e mbushur me dashuri do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni dhe nuk do preferoni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe më në fund do fillojnë një lidhje afatgjatë. Ne planin financiar gjendja nuk ka për të qenë e mirë. Here pas here mund të përballeni edhe me vështirësi.

Ujori
Do jeni shumë xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe situata në disa momente mund t'iu dalë edhe jashtë kontrollit. Kujdes! Beqarët, edhe pse do mundohen shumë, nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete një person të përshtatshëm. Në disa momente mund te bien edhe në pesimizëm. Me shpenzimet tregohuni të matur dhe nuk kanë për t'iu dalë aspak vështirësi.

Peshqit
Ditë mjaft premtuese do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do ja plotësoni dëshirat njeri-tjetrit dhe marrëdhënia mes jush do jetë e jashtëzakonshme. Beqarët do realizojnë takimin më të bukur të jetës së tyre dhe e ardhmja ka për te qenë e jashtëzakonshme. Kjo do jetë dita e tyre. Financat nuk do jenë të mira prandaj do jeni të detyruar të bëni kufizime.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois