BRAZIL - Trupi i copëtuar i një futbollisti u zbulua të dielën në një lumë në rajonin jugperëndimor të Brazilit, Mato Grosso do Sul. Hugo Skulny, 19 vjeç, ishte zhdukur që nga 25 qershori pasi mori pjesë në një festë me miqtë në Pindoty Porã, Paraguaj, tha policia.
Ai u pa për herë të fundit kur një nga miqtë e tij e la pranë shtëpisë së ish-të dashurës në qytetin brazilian të Sete Quedas.
Sipas kreut të policisë së këtij qarku, trupi i prerë i Skulnit është gjetur, por koka jo. Më tej thuhet se futbollisti është identifikuar falë një tatuazhi që i ka kushtuar babait të tij i cili u nda nga jeta dy vite më parë. Së paku një i dyshuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia është arrestuar për këtë rast.