Horror në Indi/11 anëtarë të familjes gjenden të varur në shtëpinë e tyre

Horror në Indi/11 anëtarë të familjes gjenden të varur në shtëpinë e tyre

Shtëpia e familjes 11 anëtarëshe që u gjet e varur

Tmerr në Indi. Njëmbëdhjetë anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të vdekur në një shtëpi në kryeqytetin indian, Delhi – 10 prej tyre varur nga tavani. Të paktën dy prej të vdekurve ishin fëmijë. Një grua 77-vjeçare ishte e vetmja që u gjet e shtrirë në dysheme. Pjesa më e madhe ishin me sytë të lidhur dhe me duart e tyre të lidhura pas shpine.

Policia thotë se gjeti disa shënime me shkrim dore, që të bëjnë të mendosh se bëhet fjalë për ‘praktikime mistike’. Megjithatë, ata nuk e kanë përjashtuar vrasjen si motiv. Ekzaminimet ‘post mortum’ kanë filluar për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje horror. Korrespondentët e BBC kanë raportuar për një ndjenjë paniku në zonë pasi viktimat u gjetën të varur në banesën e tyre.

Familja Bhatia, me origjinë nga Rajasthan në Indinë veri-perëndimore, kishte jetuar në Delhi për më shumë se 20 vjet. Ata kishin dy dyqane në katin përdhes të ndërtesës tre katëshe. Gurcharan Singh, një fqinj, zbuloi trupat kur shkoi për të blerë qumësht të dielën në mëngjes.

Kur hyra në dyqan, të gjitha dyert ishin të hapura dhe trupat e të gjithë njerëzve vareshin nga tavani me duart e lidhura”, tha Singh. Një deklaratë e policisë tha se kishte “praktika të caktuara shpirtërore ose mistike nga ana e familjes”, raporton televizioni indian NDTV./javanews/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni