Horror në Itali! Shqiptari po kërkonte tartuf, gjen një kafkë njeriu! Nisin hetimet

Horror në Itali! Shqiptari po kërkonte tartuf, gjen një kafkë njeriu! Nisin hetimet

Kafka e njeriut

Një ngjarje horror ka ndodhur në Itali, në zonën e Parmës ku një shtetas me origjinë shqiptare teksa ishte duke kërkuar për tartuf ka gjetur një kafkë njeriu.

Sipas 'La Repubblica', i tronditur dhe i frikësuar 43-vjeçari shqiptar ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pasi konstatoi faktin se kafka i përkiste një njeriu nisi menjëherë hetimet.

Karabinierët kryen një inspektim në zonat përreth, duke kërkuar për veshje apo objekte të tjera.

Hetimet e mëvonshme policore gjyqësore dhe teknike do të përcaktojnë shkaqet e mundshme të vdekjes dhe datën e saktë. Hetimet do të shikojnë edhe listën e personave të zhdukur në zonë vitet e fundit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it