Reali i Madridit e mbylli me sukses këtë edicion dhe Murinjo epokën në drejtimin e ‘los blankos’ pas fitores me rezultatin 4-2 përballë ekipit të Osasunës në ‘Santiago Bernabeu’.
Ndeshja vlente vetëm për statistika, por vëmendja ishte maksimale, pasi në stadium zbriste për herë të fundit Murinjo.
Galaktikët kaluan në avantazh në minutën e 35 ‘ me Higuain, 3 minuta më pas Essien dyfishon shifrat.
Gjithsesi Osasuna barazon me Morales e Cejudo. Për t’i dhënë fitoren Realit mendon Benzema duke e mbyllur edicionin me 85 pikë këtë kampionat.
Në fund të ndeshjes Murinjo u rrethua nga gazetarët në ambjentet e jashtme të stadiumit për të marrë deklaratat e fundit si trajner i Realit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com