Trajneri i ekipit të Realit të Madridit Hose Murinjo në prag të ndeshjes me Gallatasarain vazhdon të ketë dilema përsa i përket repartit të sulmit, pasi akoma nuk e ka vendosr se cilin do të zbresë në fushë nga minuta e parë mes Benzemasë dhe Higuainit.

Dy sulmuesit nuk po kalojnë një formë shumë të mirë në kampionat.

Ndërsa në portë do të jetë Lopez, në mbrojtje përkrah Varnes do të jetë njëri mes Ramos dhe Pepes, ndërsa nga krahët Coentrao dhe Arbeloa.

 Mesfusha do përbëhet nga Alonso dhe Kedira, në repartin ofensiv do të kërkohet goli me Di Marian, Ozil, Ronaldon dhe njërin mes Benzemasë dhe Higuaninit, që me shumë mundësi do të jetë francezi.


d.b/shqiptarja.com