Pas barazimit në ndeshjen e parë në kampionat përballë ekipit të Valencias dhe në prag të super sfidës me Barcelonën në Super Kupën e Spanjës, trajneri i ekipit të Realit të Madrdit Hose Murinjo foli edhe në lidhje më të ardhmen. Aktualisht portugezi ka një kontratë që e mban të lidhur me stadiumin “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2016.
Tenkiku ka theskuar edhe njëherë që nuk dëshiron të largohet nga Madridi pa fituar gjithçka. Gjatë deklaratës për shtyp Murinjo u shpreh se nuk dëshiron të humbasë mundësinë për të punuar sa më gjatë në Madrdit, pasi sipas tij, ky është ekipi më i mirë në histori që ka drejtuar. Në të ardhmen Murinjo nuk e mohoi mundësinë për t’u rikthyer përsëri në Angli kur u shpreh se “ pasioni im është Anglia dhe në të ardhmen do të rikthehem të drejtoj përsëri një ekip në ishull”.
Në fund trajneri që ka fituar gjithçka në vendet që ka drejtuar nuk la pa komentuar edhe sfidën me Barcelonën. Portugezi u shpreh se barazimi me Valencian nuk do të ndikojë aspak në Super Kupë, sipas tij do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe se diferencën do ta bëjnë gabimet.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com