PRISHTINË- Ministri i Financave Avdullah Hoti dënoi ashpër sulmin e sotëm ndaj oficerëve të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit të mallrave në terminalin doganor të Podujevës, ku janë sulmuar, pasi gjetën parregullsi në mallrat e deklaruara.
"Rasti i dhunimit të oficerit doganor në terminalin doganorë të Podujevës nga njerëz të papërgjegjshëm nuk do të tolerohet. Lufta ndaj kontrabandës ka filluar dhe do të thellohet. Sot isha në vizitë në Dogana dhe ata do të kenë gjithnjë mbështetjen për të kryer punën e tyre si duhet. Të gjitha institucionet qeveritare do të jenë në ndihmë të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës për të luftuar informalitetin dhe kontrabandën. Evazioni fiskal dhe ikja nga taksat është krim", citon KosovaPress ministrin Avdullah Hoti./ATSH/










