Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti gjatë një takimi online të realizuar ditën e sotme me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, foli për gjendjen e pakicave, lirinë e medias dhe situatën aktuale politike.
Hoti dhe Beyer kanë folën për përballjen me situatën aktuale pandemike në vend dhe sfidat qe po kalojnë.
Kryeministri i Kosovës gjatë takimit ka theksuar çështjen e presidenti, tha se duhet gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Marrëveshja që kemi me partnerët e koalicionit nuk përfshinë çështjen e presidentit. Ajo që është e qartë është se votat e jetik koalicioni qeverisës nuk mund ta zgjedhin presidentin.
Do të shohim a ka gatishmëri nga opozita për të diskutuar për zgjedhjen e kësaj çështje dhe cilat janë kushtet e tyre. Në këtë rast edhe të AAK-së e cila është bukur e betonuar por do të shohim si do ta zgjidhim”, tha Hoti.
Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të ekspertëve. Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se deklaratat kërcënuese nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)