​Hoti: Pezullimi i dialogut nuk i shërben interesave të Kosovës

​Hoti: Pezullimi i dialogut nuk i shërben interesave të Kosovës

Isabelle Moret dhe Avdulla Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se dialogu Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk ka alternativë dhe se pezullimi i këtij procesi nuk i shërben interesave të vendit.

Ai gjatë një takimi me një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës, i kryesuar nga presidentja e Parlamentit Isabelle Moret, ka thënë se Kosova me Serbinë në Bruksel po dialogojnë për arritjen e marrëveshjes finale, me njohje reciproke, në kufijtë aktual.

Sa i përket pandemisë me COVID-19, kryeministri Hoti e njoftoi Moret me gjendjen aktuale dhe masat e reja konform gjendjes pandemike në vend.

Duke folur rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kryeministri Hoti tha se janë ndërmarrë hapa për riorganizimin e Policisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë, por duke insistuar gjithmonë në respektimin e ndarjes së pushteteve.

Temë e takimit ishte edhe diaspora e Kosovës që jeton në Zvicër dhe mundësitë e përfshirjes së saj në projekte zhvillimore e investime kapitale në vendin tonë.

Hoti dhe Moret u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë./KosovaPress

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 11/11/2020 20:40

    Dialogu yt i shërben vetëm isa beogradit dhe Ramës, askujt tjeter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë