Houthi ka urdhëruar shtetasit amerikanë dhe britanikë që punojnë për OKB-në dhe organizata të tjera humanitare me bazë në kryeqytetin Sanaa që të largohen nga vendi brenda 30 ditëve.
Paralajmërimi vjen pas sulmeve amerikano-britanike gjatë dy javëve të fundit ndaj objektivave ushtarake të lëvizjes shiite në Jemen. Këto sulme erdhën si përgjigje ndaj sulmeve të nisura nga Houthi në anijet tregtare në Detin e Kuq muajt e fundit.
Rebelët, të cilët kontrollojnë pothuajse të gjithë Jemenin verior, i cili ka qenë në luftë për rreth një dekadë, thanë se ata synojnë anijet e destinuara ose që kanë lidhje me Izraelin në një shenjë”solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës, raportojnë mediat e huaja.
Sulmet Houthi kanë detyruar kompanitë ndërkombëtare të transportit detar të ndryshojnë korsitë e transportit detar për tregtinë ndërkombëtare midis Europës dhe Azisë përmes Kepit të Shpresës së Mirë, duke shtuar kohë dhe kosto.
Qeveria amerikane gjithashtu javën e kaluar riktheu lëvizjen shiite, e cilësuar si e afërt me Iranin, në listën e organizatave terroriste të SHBA.
“Ministria. thekson se ju duhet të informoni zyrtarët dhe punonjësit me nënshtetësi amerikane dhe britanike që të përgatiten për t’u larguar nga vendi brenda 30 ditëve”, shkruhej në letër.
Letra gjithashtu udhëzonte organizatat e huaja që të mos punësojnë shtetas amerikanë dhe britanikë për aktivitetet e organizatave të tyre në Jemen. Zëdhënësi i Houthi, Mohammed Abdulsalam, konfirmoi vërtetësinë e letrës për Reuters.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli pranon për herë të parë vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh: Të njëjtin fat do ketë edhe udhëheqja e Houthis
24 Dhjetor, 07:21
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor, 22:50
-
Pas Gazës, Libanit dhe Sirisë, Izraeli gati për frontin e katërt të luftës! Al Jazeera: Po përgatitet të sulmojë Jemenin! SHBA sulm ajror ndaj rebelëve Huthi
17 Dhjetor, 09:28
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
Sulmuan aeroplanmbajtësen ‘Lincoln’, SHBA bombardon bazat e rebelëve Houthi! IDF vijon sulmin në Bejrut, Hezbollah: Kemi vrarë 100 ushtarë izraelitë që nga Tetori
13 Nëntor, 08:38
-
SHBA-ja, bastisje në depon e armëve Houthi në Jemen
17 Tetor, 17:16
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Ben Blushi: Vetëvrasja e Iranit
4 Tetor, 10:31
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27
-
Sulmohen dy anije në Detin e Kuq
2 Shtator, 16:00
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
SHBA: 'Katastrofë ekologjike' pas sulmit të grupit Houthi ndaj anijes çisternë
26 Gusht, 19:19
Shumë mirë keni bërë se tani nuk do t'u dridhet dora kur t'ju lëshojnë raketat!!
Përgjigju