Kanë vijuar gjatë, në mblehdjen e sekretarëve të Komitetit Qëndror, të 5 shtatorit 1983, diskutimet rreth gjyqit me dyer të mbyllura ku ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë Kadri Hazbiu u dënua me vdekje. Veç faktit dhe aludimeve se çfarë mund të flitej në popull mbi këtë dënim, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Hekuran Isai, Foto Çami e Simon Stefani kanë vijuar të diskutojnë se a do ta pranojnë njerëzit faktin se nga ky gjyq nuk do të publikohet asgjë.
Hoxha thotë se populli do të kërkojë të dijë ç’kanë thënë në gjyq sidomos për akuzat e Fiqrete Shehut ndaj Kadri Hazbiut, që u dhanë edhe në televizion nga gjyqi i parë. Nëse ka sekrete ushtarake apo të Sigurimtit të Shtetit, le të hiqen, por pjesën tjetër ata do të kërkojnë ta shohin në televizion. Duke diskutuar këtë çështje ata parashikojnë se populli madje do të diskutojë edhe për faktin pse ky gjyq u zhvillua me dyer të mbyllura kurse i pari ishte i hapur? Hekuran Isai madje ju kujton diskutantëve se në popull vetëm tre ditë pas arrestimit u tha për Kadri Hazbiun se i kanë prerë gjuhën, ndërsa të tjerë thanë se i kanë shkulur dhëmbët në hetuesi... Me këto argumente ata e mbyllin diskutimin e kësaj çështje, duke e quajtur te palogjikshme të ndahen me popullin sekretet e këtij gjyqi.
Vijon nga dje... Shkrimi i botuar në numrin e djeshëm të Shqiptarja.com (print) dt. 20 Qershor