Hoxha: Digat në lumin Drin, jetojnë
mbi 10 mijë vjet nëse mirëmbahen

Hoxha: Digat në lumin Drin, jetojnë<br />mbi 10 mijë vjet nëse mirëmbahen
TIRANE- Farudin Hoxha, njëri prej projektuesve të HEC-ve, në kaskadën e Drinit, thotë për gazetën “Shqiptarja.com” se, “siguria e digave që u projektuan dhe ndërtuan para viteve 1990, do t’i mbijetojë shekujve në se ato mirëmbahen”. Më tej Hoxha thotë -“veprat janë të siguruara për kalimin e një plote me përsëritje një herë në dhjetëmijë vjet, pra për një prurje shumë të rrallë”.

Sipas regullores në përshkrimin e veprave hidrike në kaskadën e Drinit është e parashikuar që, në rast se bllokohet tuneli numër 3 në kuotën 222  metra, atëherë plota e madhe e supozuar 9 mijë e 600 metra kub në sekondë kalon vetëm me tunelin numër 4, që shkarkon edhe aktualisht maksimum 1 mijë metër kub, me 4 turbinat në punë që janë 500 metra kub me nivel uji maksimum 306,5 metra, është parashikuar në projekt.

Eshtë një llogaritje maksimale, nëse vjen plota 10 mijë vjeçare me 9 mijë e 600 metra kub, janë parashikuar në projekt dhe janë zbatuar me ndërtim në terren. Kështu që siguria e tre hidrocentraleve mbi lumin Drin është absolute. Veprat janë të siguruara për kalimin e një plote me përsëritje një herë në dhjetëmijë vjet, pra për një prurje shumë të rrallë. Kjo është me një probabilitet përsëritje një herë në dhjetë mijë vjet. Në Fierzë kjo plotë është 9 mijë e 600 metra kub ujë në sekondë. Nga ana tjetër projekti ka parashikuar edhe një rast rezervë.  

Digat e Hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, kanë nisur të ndërtohen në vitet 1970 me teknologjinë dhe mjetet teknike më të përparuara të kohës. Në gati 40 vjet të ekzistencës së tyre ato kanë afruar të gjitha garancitë e mundshme për të shmangur panikun dhe rrezikun e mundshëm. 

Sipas të dhënave teknike të kohës kur u ndërtuan këto diga, sipas marrëveshjes së ujrave që Shqipëria ka pasur atëherë me ish-Jugosllavinë, përpara ndërtimit të digës së Fierzës, projekti u dërgua në Beograd për konsultë. Çdo e papritur që mund të ndodhte me digën, do të afronte pasoja edhe për Malin e Zi, ndaj, pala shqiptare ishte e detyruar  sipas marrëveshjes të merrte dhe përgjigjen e tyre. Dhe nga pala jugosllave atëherë projekti u kthye mbrapsht pa anjë lloj vërejtjeje. Gjithçka është bërë nën një kontroll jashtëzakonisht të rreptë teknik, në cilësi dhe në teknologji, është punuar me një rreptësi të skajshme.

Njëri nga laboratorët më të mëdhenj të sizmikës në Evropë, në Shkup, gjithashtu çertifikoi në atë kohë sigurinë e digave, ndërsa diga e Fierzës, u përfshi në katalogun e digave më të larta në botë. Një projekt zviceran për sigurinë e digave, ka dëshmuar se ka probleme në fund të digës në Koman, por jo të tilla që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e saj.

Megjithatë, janë të nevojshme ndërhyrje inxhinierike në pjesën e poshtme të digës dhe në veprat anekse të saj. Historia e ndërtimit të digave në kaskadën e Drinit ka qenë në një farë mënyre edhe vetë historia e Shqipërisë. Në Vaun e Dejës punohej me kamionë ZIS-a sovjetikë. Më pas në Fierzë dhe Koman u kalua ne kamionët gjigantë Perlin e Centaur deri në 60 tonë. Vetëm në Fierzë duhet të lëvizeshin 8 miliardë metra kub mbushje dhe janë bërë çimentime deri në 50 metra thellësi.

Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë