Ministri Ferit Hoxha u pyet nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime lidhur me protestat në Shqipëri. Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se qytetarët po artikulojnë hapur qëndrimet e tyre.
"U gëzova shumë që isha në Irlandë, ishte vizita ime e parë. Ne na gëzon shumë fakti që ne i ramë derës së Irlandës por ajo ishte e hapur. U sigurova që zgjerimi do të jetë element kyç i presidencës irlandeze. Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë por smund t;ju tregoj për gjithçka që diskutuam. Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë. Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre. Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian. Nëse do të lindë nevoja ne do të flasim" tha Hoxha
Ai u pyet gjithashtu nëse negociatat me BE do të kenë ngadalësim për shkak të protestave për Zvërnecin
“Protestat tregojnë që në Shqipëri kemi liri dhe njerëzit mund të shprehen sicc e mendojnë ata. Në Shqipëri respektohet protesta. Këtu nuk shoh një lidhje mes procesit anëtarësimit dhe protestave. Protestat nuk kanë lindur në Shqipëri. Janë pjesë e përditshmërisë së jetës” tha ai.
Lajmi kryesor:
Hoxha takim me gazetarët europianë në Ministrinë e Jashtme: Anëtarësimi në BE përparësia jonë kombëtare, mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër




