Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi gjatë konferencës me gazetarë se Shqipëria ka përmbushur me sukses piketat e ndërmjetme të procesit të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si provimin e parë të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit. Hoxha tha se vendi ynë ishte i pari që negocioi me metodologjinë e re të BE-së, ku përmbushja e piketave të ndërmjetme është kusht për kalimin në fazën pasuese. Sipas tij, 24 kriteret e përkthyera në 92 detyrime konkrete janë përmbushur plotësisht, duke dëshmuar gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar procesin.
"Jemi mirënjohës për të gjithë për mbështetjen e Bashkimit dhe Komisionit Europian , kjemi punuar fort për të bërë realitet këtë. I celëm kapitujt për 11 muaj që është e pashembullt. Kycc ishte përmbushja e piketave të ndërmjetme. Ishim vendi i parë që negocionim me metodikën e re, që ka vendosur një kusht të posaçëm, që përmbushja e piketave të ndërmjetme është kusht për fazën e rradhës. Ishim shumë të lumtur. Ishte fryti i një pune të jashtëzakonshme. Ky ka qenë provimi i parë fare në këtë proces. Ka treguar nivelin e gatishmërisë se 24 kriteret e përkthyera në 92 hendeqe konkrete u plotësuan. Procesi ishte skrupuloz dhe Shqipëria përmbushi piketat e ndërmjetme. Pra Shqipëria ka dhënë garanci të mjaftueshme që në kapitujt 23 dhe 24 deri më tani, procesi është solid dhe tani nisim me mbylljen e kapitujve. Ne shpresojmë që do të mund të mbajmë këtë ritëm, këtë vrull dhe të vijojmë me fazën tjetër në javët apo muajt që vijnë” tha Hoxha
Lajmi kryesor:
Hoxha takim me gazetarët europianë në Ministrinë e Jashtme: Anëtarësimi në BE përparësia jonë kombëtare, mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër




