Ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria e mbështet qasjen e integrimit gradual në Bashkimin Europian, por ai nuk duhet të kthehet në një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë. Gjatë konferencës me gazetarët, Hoxha u shpreh se integrimi gradual duhet të nënkuptojë më shumë akses për vendet kandidate përpara anëtarësimit, por jo një shtyrje të procesit apo një “sallë pritjeje” të pafundme. 

“Për ne, integrimi gradual është akses para anëtarësimit, por nuk mund të jetë shtyrje, nuk mund të jetë një sallë pritje apo një zëvendësues, sepse ne po bëjmë reformat, po përmbushim kushtet dhe presim që BE të mbajë zotimin. Ne jemi dakord me procesin e bazuar në meritë. Ata që bëjnë përparime duhet të marrin shpërblimin” tha Hoxha.


Lajmi kryesor:

Hoxha takim me gazetarët europianë në Ministrinë e Jashtme: Anëtarësimi në BE përparësia jonë kombëtare, mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër