Shqipëria synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian gjatë vitit të ardhshëm. Këtë objektiv e konfirmoi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë një takimi me gazetarë nga vendet e BE-së.
“Kemi një ambicie që t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër. Kjo është një ambicie që për ne është realiste. Çdo gjë që kemi bërë deri tani ka qenë ambicioze. Tre-katër vjet më parë nuk do të gjenit dikë që do të besonte se do të çelnim të gjithë grupkapitujt për 11 muaj. Nuk është rastësi. Nuk ishte thjesht ëndërr apo dëshirë por mbështetur në themelin e punës sonë, qartësia e objektivave, angazhimi dhe vendosmëria e hekurt, konsensusi mbarëkombëtar, përgatitja e vendit dhe ekipi ynë që punon”, tha Hoxha.
Duke folur për rëndësinë e procesit të integrimit, ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti kryesor i vendit.
“Ky proces është thelbësor për ne. Anëtarësimi në BE është qendror për Shqipërinë dhe përcaktues për të tashmen dhe të nesërmen e këtij vendi. Ky nuk është vetëm një objektiv politik, është absolutisht objektivi, përparësia kryesore kombëtare. Nuk ka asnjë parti politike që nuk e mbështet objektivin e anëtarësimit në BE. Kjo është vërtet e veçantë, në mos unike në Europë”, u shpreh ai.
Hoxha tha se Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën e mbylljes së kapitujve, pasi ka përmbushur me sukses kushtet e ndërmjetme të vendosura nga Bashkimi Europian.
“I çelëm kapitujt për 11 muaj që është e pashembullt. Ishim vendi i parë që negocionim me metodikën e re. Shqipëria përmbushi piketat e ndërmjetme. Pra Shqipëria ka dhënë garanci të mjaftueshme që në kapitujt 23 dhe 24 deri më tani, procesi është solid dhe tani nisim me mbylljen e kapitujve”, deklaroi ministri.
I pyetur për konceptin e integrimit gradual në Bashkimin Europian, Hoxha tha se Shqipëria e mbështet këtë qasje vetëm nëse ajo shoqërohet me përfitime konkrete për vendet që avancojnë në reforma.
“Për ne, integrimi gradual është akses para anëtarësimit, por nuk mund të jetë shtyrje, nuk mund të jetë një sallë pritjeje apo një zëvendësues, sepse ne po bëjmë reformat, po përmbushim kushtet dhe presim që BE të mbajë zotimin. Ne jemi dakord me procesin e bazuar në meritë. Ata që bëjnë përparime duhet të marrin shpërblimin”, tha ai.
Lajmi në përditësim
Ministri Ferit Hoxha u pyet nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime lidhur me protestat në Shqipëri. Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se qytetarët po artikulojnë hapur qëndrimet e tyre.
"U gëzova shumë që isha në Irlandë, ishte vizita ime e parë. Ne na gëzon shumë fakti që ne i ramë derës së Irlandës por ajo ishte e hapur. U sigurova që zgjerimi do të jetë element kyç i presidencës irlandeze. Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë por smund t;ju tregoj për gjithçka që diskutuam. Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë. Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre. Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian. Nëse do të lindë nevoja ne do të flasim" tha Hoxha
Ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria e mbështet qasjen e integrimit gradual në Bashkimin Europian, por ai nuk duhet të kthehet në një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë. Gjatë konferencës me gazetarët, Hoxha u shpreh se integrimi gradual duhet të nënkuptojë më shumë akses për vendet kandidate përpara anëtarësimit, por jo një shtyrje të procesit apo një “sallë pritjeje” të pafundme.
“Për ne, integrimi gradual është akses para anëtarësimit, por nuk mund të jetë shtyrje, nuk mund të jetë një sallë pritje apo një zëvendësues, sepse ne po bëjmë reformat, po përmbushim kushtet dhe presim që BE të mbajë zotimin. Ne jemi dakord me procesin e bazuar në meritë. Ata që bëjnë përparime duhet të marrin shpërblimin” tha Hoxha.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët e huaj, ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria ka një objektiv ambicioz, por realist, për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian brenda vitit të ardhshëm. Ai i u shpreh se edhe arritjet e deritanishme janë konsideruar ambicioze, duke kujtuar se vetëm pak vite më parë ishte e vështirë të besohej se Shqipëria do të arrinte të hapte të gjithë grupkapitujt brenda 11 muajsh.
“Kemi një ambicie që t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër. Kjo është një ambicie që për ne është realiste. Ccdo gjë që kemi bërë deri tani ka qenë ambicioze. 3-4 vjet më parë nuk do të gjenit dikë që do të besonte se do të çelnim të gjithë grup kapitujt për 11 muaj. Nuk është rastësi. Nuk ishte thjesht ëndërr apo dëshirë por mbështetur në themelin e punës sonë, qartësia e objektivave, angazhimi dhe vendosmëria e hekurt, konsensusi mbarëkombëtar, përgatitja e vendit dhe ekipi ynë që punon" tha Hoxha
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi gjatë konferencës me gazetarë se Shqipëria ka përmbushur me sukses piketat e ndërmjetme të procesit të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si provimin e parë të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit. Hoxha tha se vendi ynë ishte i pari që negocioi me metodologjinë e re të BE-së, ku përmbushja e piketave të ndërmjetme është kusht për kalimin në fazën pasuese. Sipas tij, 24 kriteret e përkthyera në 92 detyrime konkrete janë përmbushur plotësisht, duke dëshmuar gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar procesin.
"Jemi mirënjohës për të gjithë për mbështetjen e Bashkimit dhe Komisionit Europian , kjemi punuar fort për të bërë realitet këtë. I celëm kapitujt për 11 muaj që është e pashembullt. Kycc ishte përmbushja e piketave të ndërmjetme. Ishim vendi i parë që negocionim me metodikën e re, që ka vendosur një kusht të posaçëm, që përmbushja e piketave të ndërmjetme është kusht për fazën e rradhës. Ishim shumë të lumtur. Ishte fryti i një pune të jashtëzakonshme. Ky ka qenë provimi i parë fare në këtë proces. Ka treguar nivelin e gatishmërisë se 24 kriteret e përkthyera në 92 hendeqe konkrete u plotësuan. Procesi ishte skrupuloz dhe Shqipëria përmbushi piketat e ndërmjetme. Pra Shqipëria ka dhënë garanci të mjaftueshme që në kapitujt 23 dhe 24 deri më tani, procesi është solid dhe tani nisim me mbylljen e kapitujve. Ne shpresojmë që do të mund të mbajmë këtë ritëm, këtë vrull dhe të vijojmë me fazën tjetër në javët apo muajt që vijnë” tha Hoxha
Komente






