Shqipëria synon të zgjerojë bashkëpunimin ekonomik me Izraelin, ndërsa interesi i bizneseve dhe investitorëve izraelitë për vendin është në rritje. Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë konferencës së përbashkët me homologun izraelit, Gideon Sa’ar.

“Partneriteti ynë po zgjerohet edhe në fushën ekonomike. Ne shohim potencial të konsiderueshëm për diversifikimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe na inkurajon interesi gjithnjë në rritje i bizneseve dhe investitorëve izraelitë për Shqipërinë, veçanërisht në infrastrukturë, agrobiznes, teknologji, inovacion dhe energji, por edhe në shëndetësi. Lidhjet mes njerëzve janë gjithmonë në zemër të çdo partneriteti të qëndrueshëm. Vitet e fundit, rritja e turizmit është shndërruar në një urë të rëndësishme lidhëse mes vendeve tona, duke krijuar mundësi të reja për angazhim më të madh dhe shkëmbime më të shumta”, u shpreh Hoxha.


Lajmi kryesor:

Ministri i Jashtëm i Izraelit në Tiranë, Gideon Sa’ar takohet me Hoxhën e Peleshin: Na bashkon një miqësi e palëkundur! Axhenda vijon me kryeministrin Rama