TIRANE- Në vitin 1973 krerëve të regjimit komunist, iu dërgua një relacion për ta përfshirë Kosovën dhe zhvillime te saj historike, letrare e gjuhësore në Historinë e Shqipërisë. Por relacionit të gjatë të hartuar nga Stefanaq Pollo e Androkli Kostallari, nga Komiteti Qendror i PPSH-së, iu kthye përgjigje negative. 

“Të mos inkludojmë historinë e Kosovës në historinë e Shqipërisë pas 1913, me përjashtim të rasteve kur zhvillimi i ngjarjeve e kërkon këtë, siç është bërë edhe deri sot.
Të mos futet historia e letërsisë kosovare pas 1913 në historinë e letërsisë shqiptare. Kjo çështje konsiderohet e qartë dhe e mbyllur.”