Zbulohet pakti i opozitës për Kukësin! Flamur Hoxha: LSI 'djeg' kandidatët e saj, votat tek PD
Biznesmeni Flamur Hoxha kryeson listën e demokratëve në qarkun e Kukësit. Në një intervistë për Report Tv Hoxha tha se votat e LSI do të shkojnë për kandidatët e PD-së.
Redaksia 11 Mars 2021, 15:27 | Përditesimi: 11 Mars 2021, 15:48
KUKËS- Biznesmeni Flamur Hoxha, kryeson listën e demokratëve në qarkun e Kukësit. Në një intervistë për Report TV, ai zbulon taktikën që do të ndjekë PD dhe LSI për të maksimalizuar votat në qarkun e Kukësit. Ndryshe nga sa përflitej se LSI do të përfshinte emrat e saj në listat e PD, këto dy forca politike kanë vendosur që të bëjnë fushatë të përbashkët, pavarësisht se këto subjekte janë regjistruar veçmas në KQZ. Por LSI, sipas Hoxhës ka vendosur të sinjalizojë votuesit e saj që të votojnë për kandidatët e PD-së për të fituar.
"Do kemi 3 kandidatë, të tre do të jenë të Aleancës për Ndryshim, në këtë fushatë edhe pjesa tjetër e aleatëve tanë, LSI do të jenë pjesë me të gjithë kontributet e votuesve për të dhënë kontributet maksimal për të bërë ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët në 25 prillit, pra në Kukës sipas asaj që KQZ do miratojë, do kemi tre kandidatë dhe votat e kandidatëve të LSI do të shkojnë për kandidatët tanë", tha ai.
Hoxha, i cili është dhe drejtues politik i PD-së në këtë qark angazhohet në një fushatë intensive me takime dere më derë.
"Unë do bëj një fushatë intensive, do takoj të gjithë kuksianët, pa dallim partiak, dua t'i shërbej një modeli evropian për çdo qytetarë", tha ai.
Hoxha shprehet optimist për fitoren e së djathtës në Kukës.
"Rezultatet do të jenë, nga fryma që unë shoh, që do kemi si forcë apo si aleancë më të mirin në 15 vite", përfundoi Hoxha.
Partia Demokratike në qarkun e Kukësit ka kandiduar përpos Hoxhës dhe Isuf Celajn, Shyrete Kokën. Ndërsa LSI ka shpallur kandidatët: Erblin Bulica, Fiqireta Cela, Arbër Arifaj.
Flamur Hoxha eshte vertet nje kandidat serioz, si pak te tjere ne listen e PD. Nje qytetar dhe njeri i sukseseshem dhe me bindje te djathta. Meriton te votohet! Nese lista e PD do kishte disa Flamure Hoxha te tjere, me siguri do te votohej shume me shume. Por ka Flamur Noken, .... cfare mund te presesh prej tij.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.3%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7994
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Flamur Hoxha eshte vertet nje kandidat serioz, si pak te tjere ne listen e PD. Nje qytetar dhe njeri i sukseseshem dhe me bindje te djathta. Meriton te votohet! Nese lista e PD do kishte disa Flamure Hoxha te tjere, me siguri do te votohej shume me shume. Por ka Flamur Noken, .... cfare mund te presesh prej tij.
Përgjigju