Adriatik Hoxha nuk ka mudur të realizojë objektivat në Lojërat Olimpike Londër 2012 duke e përfunduar prezantimin në vendin e fundit në renditje. Nga 40 sportistë që morën pjesë në disiplinën e hedhjes së gjyles, olimpisti shqiptar Hoxha e përfundoi garën në vendin e 37, por theksojmë që tre olimpistë nuk realizuan asnjë provë duke u skualifikuar automatikisht nga gara.
Hoxha në Londër nuk kishte pretendime për t’u futur në zonën e medaljeve, por të thyente të paktën rekordin personal 18.18 metra. 22 vjecari për fat të keq as nuk ju afrua rekordit të tij duke e mbyllur garën në 17.58 metra. Hoxha në provën e parë realizoi edhe kohën më të mirë 17.58 metra, pasi në provën e dytë dështoi dhe në të tretën nuk shkoi më shumë se 17.13 metra. Rezultati më i mirë në garën kualifikuese u shënua nga amerikani Roffa me 21.36 metra.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com