Hoxhaj-Davutoglu: Bashkëpunimi
rajonal është çështje kyçe

Hoxhaj-Davutoglu: Bashkëpunimi<br />rajonal është çështje kyçe
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij Ahmet Davutoglu për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.

Në këtë kontekst sipas njoftimit nga MPJ, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se çështje kyçe për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal, derisa lidhur me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Hoxhaj tha se kaptina e normalizimit të marrëdhënieve mund të shkruhet vetëm përmes implementimit të marrëveshjes.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutgolu, thuhet të ketë vlerësuar lartë progresin në Kosovë dhe i ka rikonfirmuar ministrit Hoxhaj mbështetjen e Turqisë për fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore