Hoxhaj: Kosova, eksportuese
e sigurisë në rajon

Hoxhaj: Kosova, eksportuese<br />e sigurisë në rajon
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Republika e Kosovës aspiron që të jetë një eksportues i sigurisë, duke u bazuar në modelin e saj shumë të suksesshëm të shtetndërtimit.

Hoxhaj i ka bërë këto komente në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik në Shkup. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker.

Hoxhaj nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, duke thënë se ajo shënon fundin e një konflikti njëshekullor ndërmjet dy vendeve dhe hap një kapitull të ri të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Si do që të jetë, kapitulli i ri duhet ende të shkruhet, prandaj për ne implementimi është aq i rëndësishëm sa edhe vetë nënshkrimi i marrëveshjes”, ka thënë Hoxhaj.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)