Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi sot se "Kosova po hyn në një fazë të re të intenisifikimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me palën serbe".
Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Hoxhaj shkruan se "për pak minuta do të nisë Konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Beograd ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike. Mediave serbe dhe atyre ndërkombëtare u thashë se prania e ministrave kosovarë në Serbi, veçanërisht e imja si ministër i Jashtëm flet për progresin që është arritur në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po hyjmë në një fazë të re të intenisifikimit të komunikimit të drejtpërdrejt me palën serbe".
Vizita e Hoxhajt në Serbi, e para e një ministri për punë të jashtme është duke u vlerësuar si ngjarje historike. Ministri i Jashtëm Hoxhaj dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, ndodhen në Serbi për të marrë pjesë në Konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Hoxhaj, para mediave në Serbi ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, duke eliminuar zgjedhjet e reja si zgjidhje të këtij ngërçi./KosovaPress/
/Shqiptarja.com