Hoxhaj: Kosova shpreson për marrëveshje me Serbinë deri në pranverë, Vuçiçit s’i besojmë
Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë, gjë që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparonin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e shumta deri pranverën e ardhshme, tha të martën për agjencinë Reuters, zv/kryeministri i Kosovës
Enver Hoxhaj
Kosova parashikon të arrijë një marrëveshje me Serbinë, gjë që do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparonin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e shumta deri pranverën e ardhshme, tha të martën për agjencinë Reuters, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Një marrëveshje është parakusht për dy vendet që të hyjnë në Bashkimin Evropian. Beogradi dhe Prishtina u angazhuan për një dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013 por që atëherë nuk është arritur pothuajse asnjë përparim.
I pyetur se kur pret që të arrihet marrëveshja, Hoxhaj i tha agjencisë Reuters: “Mendoj ose nga fundi i vitit, ose pranverën e ardhshme, duhet të kemi arritur në atë pikë”. Duke folur në Bled të Sllovenisë ku ndodhej për një forum mbi politikën dhe biznesit, zoti Hoxhaj tha se Kosova do të nënshkruante vetëm një marrëveshje që përfshin njohjen e saj. "Ne nuk mund të nënshkruajmë asnjë marrëveshje tjetër”, tha ai. Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç "është njeriu i fundit që do të besonim”.
Por ai shprehu shpresën se besimi mund të ndërtohet gjatë procesit të negociatave, duke thënë se nuk ka asnjë njeri tjetër me të cilin të negociohet, pasi "ai kontrollon çdo gjë në Serbi”. Hoxhaj tha se nuk mund të pohonte se çfarë do të përfshinte marrëveshja, por la të kuptohej se një shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është ende në tryezë. "Se çfarë elementesh do të kishte marrëveshja, është herët të thuhet, sepse jemi në fazën e parë të negociatave”, tha zoti Hoxhaj për Reuters, duke mos dhënë detaje për territoret e mundshme që do të shkëmbeheshin./ VOA
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
Media: Putin ka ftuar Vuçiçin për vizitë në Moskë
18 Nëntor, 20:19
-
Vuçiç takohet me Orbanin në Budapest: Miq të sinqertë
14 Nëntor, 15:27
-
Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike: Besoj në një partneritet më të fortë me SHBA-në nën udhëheqjen e Trump
11 Nëntor, 07:44
-
Trump dhe Vuçiç zhvillojnë bisedë telefonike
10 Nëntor, 22:18
-
Ngërçi në dialog, Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se po mohon marrëveshjen e Brukselit
10 Nëntor, 19:20
-
Serbia po armatoset, sa rrezik lufte ka në Ballkan?
7 Nëntor, 09:47
-
Tragjedia me 14 të vdekur në Novi Sad, qindra protestues kërkojnë përgjegjësi prej autoriteteve në Beograd
3 Nëntor, 20:32
-
Vuçiç takon Von der Leyen: Avokimi për një Serbi evropiane, shumë i rëndësishëm
25 Tetor, 19:48
-
Von der Leyen takon Vuçiçin në Beograd: Serbia të përputhë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së
25 Tetor, 17:51
-
Serbi/ Vuçiç: Kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova
25 Tetor, 15:32
-
Vuçiç bisedë telefonike me Putin: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
20 Tetor, 14:50