Hoxhaj letër Hillary Clintonit:
Simbol i shpresës për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një letre ka shprehur konsideratat dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për sekretaren Hillary Clinton.
KOSOVE - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një letre ka shprehur konsideratat dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për sekretaren Hillary Clinton, me rastin e përfundimit të mandatit në krye të Departamentit të Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në letër, ministri Hoxhaj shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen e palëkundur të sekretares Clinton, dhënë për Kosovën. Hoxhaj ka theksuar se Clinton u bë simbol i shpresës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohje për mbështetjen e pakufishme dhe për përkrahjen Tuaj personale për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, në procesin e shtet-ndërtimit dhe të ardhmen euroatlantike. Ju falënderoj për përkushtimin dhe besimin që gjithmonë keni pasur në progresin e shtetit tonë. Ne jemi krenar që e kemi përmbyllur suksesshëm implemtimin e Planit Ahtisaari dhe e kemi përmbyllur mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë sonë. Me ndihmën Tuaj, Kosova është tash një shtet i kompletuar në të gjitha aspektet, e vendosur që të kontribuojë aktivisht si një shtet i respektueshëm i komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të sekretares Clinton në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes arritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
“Ne do t’iu jemi gjithnjë falënderues për përpjekjet Tuaja në anëtarësimin tonë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, duke shprehur urimet dhe konsideratat më të larta të popullit të Republikës së Kosovës për sekretaren Clinton.
Redaksia online
(rtk/eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.7%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 3755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha
29 Korrik, 19:53
-
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, përfshihen 3 mjete! Plagosen 8 persona
29 Korrik, 19:41
-
Zjarri në malin e Shëngjinit, nis ndërhyrja nga ajri! Flakët i afrohen zonës së 'Ranës së Hedhur'
29 Korrik, 19:34
-
'Berisha gënjeu kur tha se i donte listat e hapura, por i mbylli PS', Lulzim Basha: Janë bërë si kamikazë dhe nuk lenë qytetarët të zgjedhin deputetët
29 Korrik, 19:30
-
Edmond Haxhinasto e Nasip Naço ish- ministrat krushq dhe rivalë bëhen gjyshër! Postojnë foton e nipit
29 Korrik, 19:13
-
Kaluan afatet e hetimit, GJKKO i shuan masën e sigurimit ish-kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilajt
29 Korrik, 18:46
-
Banorët e Krujës e Fushë-Krujës sërish në protestë! Bllokojnë aksin Thumanë-Kashar, përplasen me policinë (VIDEO)
29 Korrik, 18:43
-
Ylli Pata: Deputetë nga interneti: pse Rama kërkon kandidatë jashtë PS?
29 Korrik, 18:29
-
PAMJE/ Aksidenti i vogël që bllokoi qarkullimin e mjeteve në Tiranë-Durrës! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit
29 Korrik, 18:02
-
Iu bë atentat me armë zjarri gjatë fjalimit, Donald Trump do të merret në pyetje nga FBI
29 Korrik, 18:00
-
356 mijë banesa të pabanuara sipas Censit 2023, por 135 mijë familje jetojnë me qira! Eksperti: Kredia, mundësia e vetme e çifteve për të blerë shtëpi
29 Korrik, 17:31
-
Jahti i sheikut Abdullah Bin Zayed në portin e Durrësit, furnizohet me naftë nga ‘Bolv Oil’! Shehu: Kompania, lider në sektorin e tregtisë së karburanteve
29 Korrik, 17:27