Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në Samitin e Kroacisë, në Dubrovnik
PRISHTINË, 12 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Kroacisë, në Dubrovnik, zhvilloi një sërë takimesh me ministra të jashtëm evropianë dhe Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule.
Në këto takime, Hoxhaj mori mbështetjen e tyre për t'a nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën dhe proceset e tjera integruese, veçmas procesin e liberalizimit të vizave, bëhet e ditur në njoftimin dërguar nga Dubrovniku të MPJ-së kosovare.
Në takimin me ministren e Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, që udhëheq edhe Presidencën e BE-së, Hoxhaj shprehu domosdoshmërinë e nënshkrimit të MSA-së, që e ka quajtur punë javësh dhe datën për vizat deri në fund të vitit.
"Gjatë ditës së sotme kam takuar shumë ministra të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Këtu dua të përmendi edhe takimin që kisha me ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, e cila udhëheq Presidencën e Bashkimit Evropian si dhe komisonerin Fule. Mund të them në bazë të këtyre takimeve që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është çështje javësh, nuk është çështje muajsh dhe do të ndodhë shumë shpejt. Nga ata kam marrë konfirmim të plotë që deri në fund të vitit 2014 do të merret vendimi për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza drejt Evropës", ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Ministri i Jashtem, Hoxhaj gjate takimit me komisionierin e BE-se, Stefan Fule
Hoxhaj u takua edhe me Komisionerin për Zgjerim Stefan Fule, me të cilin po ashtu bisedoi për proceset e përbashkëta integruese Kosovë-BE.
Kryediplomati kosovar po ashtu takoi edhe ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Corleaten, atë të Suedisë, Bildt, zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë dhe të Kanadasë, të cilët i falenderoi për përkrahjen që po ia japin Kosovës në forumet multilaterale dhe BE.
Ministri i Jashtëm i Kosovës mori pjesë përgjatë dy ditëve në Forumin e Kroacisë në Dubrovnik, ku dhe foli për sfidat e vlerave evropiane dhe procesin integrues të Ballkanit Perëndimor./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com