Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, delegacioni i Kosovës është nisur për në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj përmes profilit të tij në rrjetin social “Twitter”.
Ai, ka pohuar se Kosova ka pranuar marrëveshjen e propozuar dhe tashmë pritet nga Serbia të reflektojë në frymë evropiane dhe të pranojë marrëveshjen.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë, është në interes të të dyja vendeve dhe të ardhmes tonë evropiane”, ka shkruar Hoxhaj.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com