Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Hoxhaj ka kërkuar nga Ban Ki Moon që të ushtrojë ndikim mbi Serbinë për të hequr dorë nga mbështetja e strukturave ilegale, policore dhe paramilitare në veri të Kosovës. Hoxhaj ka theksuar se besueshmëria e dialogut teknik është vënë në pikëpyetje, ngase Serbia nuk është duke i zbatuar marrëveshjet teknike të arritura në Bruksel. 
E, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka falënderuar ministrin Hoxhaj për vizitën dhe ka shprehur mirënjohje për progresin në Kosovë, si faktor i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
/rg/shqiptarja.com/