Hoxhiç: Jo KFOR-it me armë të gjata në veri

Hoxhiç: Jo KFOR-it me armë të gjata në veri
Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiç, ka vlerësuar se është e panevojshme vendosja e trupave të KFOR-it me armë të gjata përreth kësaj zyre, e cila, sipas saj, nuk kërcënon asnjë institucion të Serbisë në veri. 

`Kjo zyrë nuk ka të bëjë asgjë me vendosjen e ushtarëve të KFOR-it dhe unë mendoj se tytat e gjata vërtet janë të panevojshme. 
Qytetarët e veriut të Mitrovicës janë shumë të vetëdijshëm për gjithçka dhe kurrë nuk kanë qenë iniciatorë të dhunës, citohet të ketë thënë Hoxhiç për gazetën `Dnevnik` të Novi Sadit. Sipas saj, hapja e zyrës administrative në veri të Mitrovicës nuk paraqet kërcënim për asnjë institucion të Serbisë në veri.
 `Nuk është përgjegjësia jonë të merremi me këto çështje. 
Tekefundit, kur flasim për kujdesin shëndetësor ose arsimin, ne jemi shumë të interesuar për ta përmirësuar funksionimin e tyre, e jo t`i shuajmë`, tha Hoxhiç.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit