Legjenda e Barcelonës Hristo Stoichkov thotë se futbollistët e Real Madridit janë "nervoz". Pas fitores që katalanasit regjistruan mbrëmjen e së martës me rezultat 4-0 kundër Getafes, Barca tani është vetëm një pikë prapa liderit të La Ligas.

"Lojtarët e Real Madridit janë të shqetësuar dhe në depresion", deklaroi Stoichkov. "Nga kjo mund të përfitojë vetëm Barcelona, të cilët janë në formë dhe nuk do t’iu ndodh si madridlenëve. Unë do të vë bast se Barça do të shpallet kampion i La Ligas. Nëse ata fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, titulli është i katalanasve", ka thënë legjenda bullgare, Hristo Stoichkov.(rb/shqiptarja.com)