Raporti i Human Rights Watch me qendër në New York të SHBA-së ka vërtetuar se Policia serbe ka keqtrajtuar azilkërkuesit dhe emigrantët, duke i kërcënuar dhe i ka poshtëruar ata, raporton Anadolu Agency (AA).
HRW e cila e ka bazuar raportin në intervistat e saj me 81 emigrantë dhe azilkërkues ku 18 prej tyre janë fëmijë ka theksuar se shumë azilkërkues veçanërisht ata të cilët janë larguar për të shpëtuar jetën nga luftrat në vendet e tyre janë përballur me dhunën e policisë në këtë vend..
Në raportin ku vërehen pretendimet se policia ka kërcënuar, poshtëruar, ka marrë para, i ka grabitur mallrat e tyre dhe janë rrahur theksohet gjithashtu se fëmijët pa familje dhe disa familje janë lënë jashtë vendeve të strehimit duke gdhirë natën në të ftohtët ekstremë.
Një nga ekspertet e HRW Emina Qerimoviq, në deklaratën e saj të pasqyruar në raport duke kërkuar nga policia Serbe që të marrë nën mbrojtje azilkërkuesit dhe emigrantët, thekson se duhet të ndalohen keqtrajtimet e zbatuara ndaj njerëzve në nevojë.
Cerimovic e cila i bën thirrje autoriteteve, ka kërkuar që të mos mbrohen policët e përfshirë në dhunë dhe keqtrajtime. Ajo kërkon gjithashtu të sigurohet që përgjegjësit të japin llogari për këtë.
Shumica e azilkërkuesve të cilët janë intervistuar gjatë periudhave nëntor 2014 dhe janar 2015 janë Sirianë dhe Afganë, dhe se keqtrajtimet kanë ndodhur më shumë në rajonin Suboticës në kufi me Hungarinë.
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com