Huaja e BERZH,Beqaj: 16 mln euro
për transformim total të QSUT-së
Përmes një huaje prej 16 milionë eurosh Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të pësojë një transformim rrënjësor. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi se falë kësaj huaje do të ndërhyhet radikalisht në spitalin e sëmëndjeve të brendshme.
TIRANE - Përmes një huaje prej 16 milionë eurosh Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të pësojë një transformim rrënjësor.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi të martën në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohej marrëveshja, se falë kësaj huaje do të ndërhyhet radikalisht në spitalin e sëmëndjeve të brendshme.
Gjatë diskutimit të zhvilluar në komision, deputetët e opozitës kanë ritheksuar faktin se në spitalet shqiptare ka mungesë të theksuar të mjeteve bazë.
Minisri Beqaj vuri në dukje se për QSUT-në ka një masterplan që në vitin 2004, ndërsa premtoi se do të shtohen 7 salla të reja operacionesh dhe 60 shtretër. Programi për reformimin e Qendrës Spitalore Universitare në fazën e dytë kap vlerën 16 milionë euro. Ky projekt financohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe është dhënë si kredi e butë me kohëzgjatje 20 vjet. Në këtë finacim 1.5 milion euro janë grant dhe 7.7 milion euro do të finacohen nga qeveria shqiptare.
Afati i zbatimit të këtij projekti është 36 muaj. Punimet për rikonstruksionin e kirurgjisë pritet që të përfundojnë në fundt të vitit 2017, ndërsa punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme në fund të vitit 2019
Faza e parë e projektit të reformimit të QSUT-së, realizuar me një hua prej 14 milionë eurosh të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) dhe me kontributin e qeverisë shqiptare, është finalizuar me ndërtimin e një godine të re spitalore e cila përfshin Departamentin e Urgjencës Mjekësore (traumatologji), radiologjinë, reanimacionin, laboratorët, sterilizimin qendror dhe diagnostikën funksionale, si dhe me ndërtimin e një godine tjetër për shërbimet elektro-mekanike.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT) është qendra mjekësore terciare më e rëndësishme në Shqipëri. Ajo përbën spitalin më të madh në vend, me një kapacitet prej rreth 1 400 shtretërish. Çdo vit, në këtë spital kurohen më tepër se 65 000 pacientë. QSUT-ja shërben, gjithashtu, si spitali kryesor i mësimdhënies për Universitetin e Mjekësisë dhe Shkollën e Lartë të
Infermierisë.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.6%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin
31 Korrik, 14:15
-
Edison Ypi: Rruga
31 Korrik, 14:14
-
Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë banesë të re
31 Korrik, 14:11
-
GJKKO lë 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka mohon akuzat! Në seancë shkon dhe Dumani! KLP e pezullon nga detyra
31 Korrik, 14:02
-
Wisner, mbyll misionin zyrtari amerikan: Jam kuq e zi, tradia e vyer e shqiptarëve
31 Korrik, 13:42
-
Zjarri në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, situata në kontroll! Do vlerësohen dëmet
31 Korrik, 13:33
-
Lezhë, përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë, 1 në kërkim
31 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, 2 në hetim
31 Korrik, 13:23
-
Operacioni 'Plumbi i artë'/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos
31 Korrik, 13:11
-
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e Krimeve në Durrës, Agostin Çinari
31 Korrik, 13:09
-
Puthje dhe përqafime 'pasionante' mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit
31 Korrik, 13:06
-
'Plumbi i Artë 2'/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibejt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit
31 Korrik, 12:53