Hueyda El Saied: Duke fyer vendin
tënd ti fyen veten në radhë të parë

Pas largimit të tenorit Agim Hushi nga Shqipëria dhe statusit të tij që thoshte se nuk ndihej shqiptar, kanë reaguar shumë njerëz të skenës shqiptare, të cilët janë pro ose kundër tenorit.
 
Një reagim vjen nga balerina Hueyda El Saied, e cila ka postuar në Facebook një shkrim ku thotë se po ikën në strehën e saj në Francë, por shtëpia e saj mbetet Shqipëria.
 
Balerina thekson se, “Duke fyer vendin tend dhe ata qe jetojne ti fyen veten ne rradhe te pare. E mos harroni se nje peme pa rrenje eshte jeteshkurter”.
 
Postimi i Hueyda El Saied në Facebook
Ne po kthehemi ne shtepi, ose me sakte ne nje nga strehat tona, se si Gabrieli dhe une shtepi konsiderojme vetem shtepine e None Hajries dhe teze Vjollces. Ne te dy ndryshe nga disa individe qe jane larguar nga Shqiperia nuk ndihemi krenar qe po kthehemi tek streha ne France e me pas ne Luksemburg, perkundrazi, nese do te degjonim zemren tone do te ktheheshim muajin e ardhshem.

Sot po kthehemi ne France, aty ku mua m'u dha mundesia te realizoja shume enderra, si femer, si artiste si dhe aty pash per here te pare fytyren e bukur te tim biri. Ardhja e Gabrielit ne jeten time perkon dhe me nje moment tjeter shume te bukur qe lidhet me Shqiperine, nje moment i cili me ka emocionuar shume dhe e kujtoj me kenaqesi ende. Kisha vetem pak ore qe isha bere nene, por tek ndiqja nga televizori i dhomes se spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së” disa ditë më parë, pash te marshonin per krah miliona njerezve, personaliteteve te njohura boterore dhe Edi Ramen me disa klerike shqiptare te feve te ndryshme. Kryeministri yne kishte vendosur ne xhepin e siperm te xhaketes tre lapsa me ngjyrë te blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra qe ka flamuri Francez). Mbaj mend qe te kem thirrur infermieret e spitalit te cilat kujtuan se kisha dhimbje apo qe Gabrieli ishte zgjuar, por une i kisha thirrur vetem per t’u mburrur e per t’i treguar harmonin fetare qe kemi ne ne Shqiperi.

Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqiperine tone, se jemi te gjithe te ndergjegjshem qe ka plot gjera nuk shkojne siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur merzine time per kete, por ama njekohesisht ka plot gjera qe me bejne te mburrem. Kam plot miqte te cilet mund t’i cilesoj si heronj pasi punojne me dinjitet dhe ndertojne çdo dite me djerse te ardhmen e tyre ne Shqiperi. Keshtu qe kur degjoj shqiptaret – visitor te hedhin vrere apo t’i fusin te gjithe ne nje thes, trishtohem dhe dua t’i them: “Nuk eshte nje pashaporte jo shqiptare qe te ben ty me te mire se atdhetaret e tu, ata qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi. Duke fyer vendin tend dhe ata qe jetojne ti fyen veten ne rradhe te pare. E mos harroni se nje peme pa rrenje eshte jeteshkurter.”

el saied
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen