Hueyda el Saied udhëtim 'rrufe' në
Shqipëri për të surprizuar gjyshen 

Hueyda el Saied udhëtim 'rrufe' në<br />Shqipëri për të surprizuar gjyshen 
Të pakta janë arsyet që do ta shtynin Hueyda El Saied të merrte vendime ‘të çmendura’, por ditëlindja e gjyshes është padyshim një prej tyre. Artistja ka realizuar një udhëtim ‘të minutës së fundit’ së bashku me djalin e saj Gabriel, për në Tiranë, me qëllim që t’i uronte gjyshes 80-vjetorin.

Hueyda ka uruar gjyshen përzemërsisht në një urim në Instagram, ku ka shprehur marrëdhënien e veçantë ekziston mes atyre të dyjave dhe që vazhdon të jetë, edhe pse tani e tronditur paksa nga një “tradhti” e gjyshes, e cila duket se do më shumë stërnipin e saj, Gabriel.

“Kjo buzëqeshja jote më ka shoqëruar tërë jetën. Më ka inkurajuar, më ka dhënë zemër, e ka qenë shpesh arsyeja për të ecur përpara pavarësisht vështirësive. Ti u bere gjyshe në të njëjtën moshë që unë u bëra nënë, e sot kur im bir më shtyn sepse do të vij në krahët e tu, jam njeriu më i lumtur në botë (s'do ta pranoja kurrë një gjë të tillë për dikë tjetër. Gëzuar 80 vjetorin gjyshja ime e dashur! Të dua pafundësisht!”, shkruan Hueyda pranë fotos së gjyshes që mban në duar një buqetë me lule.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

63/2
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë