Hueyda, një recetë bukurie kundër kohës!

Hueyda El Saied pak kohë më parë u rikthye në Tiranë dhe si përherë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj. E bukur, e freskët dhe mjaft në formë ajo është shfaqur në lokale me miqtë e saj, por edhe në studio të ndryshme televizive. Për këtë ajo ka disa sekrete të vogla, të cilat ka preferuar t’i ndajë me publikun dhe fansat e saj.

Hueyda, kur nisa dita jote?

Në orën 7.

Cili është sporti që bën në mëngjes?

Power Plate dhe biçikletë.

Çfarë e shoqëron gjithmonë mëngjesin tënd?

Lëng portokalli – mango, një sallatë frutash dhe një kruasan.

Preferon frutat apo menunë tradicionale?

Frutat.

Drekën e ha gjithmonënë një orar fiks?

Jo fatkeqësisht.

Sa kafe pi në ditë?

Një.

Ushqimi që ke mënjanuar tërësisht?

Ai me yndyrë. Mundohem të ha sa më pak mish.

Darkën si e mbyll?

Ah këtë po ju a lë ta imagjinoni. (qesh)

hyeda el said

Çfarë gatuan gjithë pasion?

Sushi- t.

Sa varet lumturia nga ushqimi që dikush konsumon?

Kohët e fundit më pëlqen të gatuaj gjëra të veçanta dhe jo vetëm për veten dhe kjo më gëzon.

Pija që të sjell gjithmonë në qejf?

Champanja.

Në një natë melankolike, cila do ishte menuja jote?

Kur jam melankolike nuk kam uri.

Me ëmbëlsirat si i ke raportet?

Për fat, nuk ka shumë ëmbëlsira që më pëlqejnë.

Çfarë të mban gjithnjë në formë të shkëlqyer?

Dashuria. (qesh)

Këshilla më e mirë që do i jepje një mikeje për linjat e saj?

Të mos darkoj dhe pse unë s’kam arritur ende ta bëj një gjë të tillë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen