Hueyda: Pushimet më
të bukura me familjen!
Hueyda El Saied, ndan jetën e saj mes Romës dhe Parisit.. Pasi ka lënë pas përvojën në mediat e Tiranës, balerina që u bë e njohur nga spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, drejton revistën online “Edispot” ku është e pranishme jo vetëm si drejtuese por edhe me shkrimet e saj.
Hueyda El Saied, ndan jetën e saj mes Romës dhe Parisit. Pasi ka lënë pas përvojën në mediat e Tiranës, balerina që u bë e njohur nga spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, drejton revistën online “Edispot” ku është e pranishme jo vetëm si drejtuese por edhe me shkrimet e saj. Hueyda është e njohur për ekspolorimet e saj në botën e artit. Ka botuar dy libra dhe është duke punuar për librin e saj të tretë. Por ajo që karakterizon më së shumti këtë showgirl janë lëvizjet nga një vend në tjetrin. Nga Shqipëria në Francë, pastaj sërish në Tiranë për studimet e larta dhe më pas në Romë. Por zemra e saj mund të thuhet se është Parisi. 20 vitet e fundit të Hueydës janë të mbushura me udhëtime, ku sigurisht pushimet e verës zënë një vend të vecantë ndonëse nuk janë aq të planifikuara.
Pushimet verore priten me padurim nga të gjithë. Kur fillon të mendosh për to?Nuk kam një moment të caktuar në të cilin filloj e mendoj për to. Kjo ndoshta lidhet dhe me faktin se pak herë në jetën time, kam pasur një punë që më ka kushtëzuar të planifikoja pushimet e mia në një periudhë të caktuar. Për mua pushimet rimojnë me një ndjesi të momentit, me një kuriozitet, me një takim, me një dëshirë, ndaj i planifikoj në momentin e fundit. Megjithatë prej disa kohësh kam bërë një listë me vendet që dëshiroj të vizitoj, gjë e cila më ndihmon jo pak.
Çfarë lloj pushimi preferon gjatë verës? Një pushim aktiv, apo pasiv, në mal apo në det…Është një përzierje e të gjithave. Eksperienca më ka treguar se kur bëj plane për shembull për të bërë pushime pasive, pra të qëndroj vetëm në një vend, pas 2 ditësh e ndjej të nevojshme të lëviz. Po ashtu dhe pushimet në mal më pëlqejnë shumë, por për mua pushimet e arritura janë ato kur je e shoqëruar mirë, pavarësisht vendit.
Përgatitja e bagazheve të verës ndryshon nga ato të udhëtimeve e tjera. Çfarë ke merak të marrësh patjetër me vete?Mos m’i kujtoni bagazhet, kam më shumë se 20 vite që udhëtoj dhe nuk kam mësuar ende të përgatis një valixhe të vogël. (qesh) Kam frikë gjithnjë mos harroj diçka, ndaj marrë gjithnjë më shumë sende apo veshje sesa kam nevojë. Sigurisht që nuk harroj kurrë, IPhone dhe IPadin, aparatin fotografik, librin dhe sigurisht një palë sandale me taka. (qesh)
Si kanë qenë pushimet verore për ty në kohë? Cilat të kane dhuruar kujtime më të bukura?Me prindërit e mi, në jug të Francës, disa vite më parë. Ishte hera e parë që kaloja pushimet në familje. Mbetet me kujtimi më i bukur pasi; ishte një surprizë që na bëri im atë. Unë dhe ime ëmë kishim vendosur të kalonim pushimet të dyja dhe im atë i cili me sa duket u bë xheloz (qesh) sapo e mori vesh erdhi duke na bërë një surprizë. Aty e kuptova sesa me fat janë miqtë e mi që kanë një familje të bashkuar.
Cili është destinacioni yt i preferuar këtë vit dhe përse?Nuk e kam vendosur ende, por Amerika Latine më tërheq, aq më tepër që dëshiroj të mësoj tangon argjentinase.
(Marre nga FUNDJAVA, e perjavshmja e gazetes Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një vit pa Hueyda El Saied, bashkëshorti prek me dedikimin: Na mungon buzëqeshja jote, por do mbetesh gjithmonë në zemrat tona (VIDEO)
23 Nëntor 2022, 09:59
-
E shtruar në spital duke luftuar me kancerin, publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied (VIDEO)
29 Tetor 2022, 13:45
-
Me zërin duke iu dridhur, nëna e Hueyda El Saied: Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti
26 Qershor 2022, 08:42
-
Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin 'Mjeshtër i Madh', ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë
24 Qershor 2022, 13:46
-
‘Gëzuar Shën Valentinin mes yjeve’, bashkëshorti i Hueyda-s e kujton me mall: Çdo ditë pa ty është zemërthyese, gëzuar dashuri
14 Shkurt 2022, 10:23
-
Djali i Hueyda El Saied bën sot 7 vjeç, Thierry i bën urimin emocionues: Unë dhe mami jemi krenar për ty
11 Janar 2022, 10:33
-
Do të festonin 1 vjetorin e martesës, bashkëshorti përkujton Hueyda El Saied: Sot është një ditë speciale
18 Dhjetor 2021, 14:05
-
“Hueyda ka lënë pas një testament”, mes lotësh Arjan Konomi zbulon çfarë po ndodh me djalin e artistes që u nda nga jeta parakohe
7 Dhjetor 2021, 19:39
-
2 javë pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied, bashkëshorti bën dedikimin prekës: Faleminderit që më dhe dhuratën më të çmuar, Gabrielin! Jemi krenarë për jetën e saj
7 Dhjetor 2021, 08:28
-
Homazhet në nder të Hueyda El Saied në Tiranë, artistja do të prehet në Luksemburg
23 Nëntor 2021, 20:49
-
Po luftonte për jetën, 'shënimi i fundit' i Hueyda El Saied në rrjetet sociale për të birin ditën që nisi shkollën
23 Nëntor 2021, 18:31
-
Edison Ypi: Më puthi Perla
23 Nëntor 2021, 17:48