Huffington post 'mburr' Lorik Canën
"Futbollistët e tjerë i imitojnë stilin"

Huffington post 'mburr' Lorik Canën<br />
Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, siç duket nuk tërheq vëmendje vetëm me talentin e tij, por edhe me sharmin. Këtë herë nuk janë mediat shqiptare ato që i kanë ‘thurur lavde’ futbollistit, por portali prestigjioz francez “Huffington Post”.

Artikulli i është referuar paraqitjes së 32-vjeçarit në emisionin sportive francez "Canal Football Club", që shihet nga plot 1,8 milion shikues. “Ka dy periudha të ndryshme në paraqitjet e të ftuarve të këtij sezoni: Para dhe pas Lorik Canës” shkruan Huffington Post duke e vlerësuar maksimalisht performancën fizike të kapitenit.

Cana ishte veshur në mënyrë shumë elegante. “Me një kostum gri në blu dhe me një kravatë të pagabueshme Cana i ka detyruar të ftuarit pas tij ta imitojnë s’ka rëndësi nëse me më pak apo më shumë gusto” shkruhej në portal.

Shkrimi shoqërohet edhe me një video ku jepen paraqitjet e të ftuarve të emisionit përpara dhe pas Lorik Canës dhe ku duket ndryshimi radikal që prezenca e futbollistit shqiptar ka bërë në një prej emisioneve më të ndjekura të Canal Plus.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr