Europa League është rikthyer me dhunë dhe shkatërrime. Fillimisht kanë qenë 5000 huliganë holandezë të Feyenoordit të cilët kanë shkaktuar kaos dhe dhunë në Romë, duke u përleshur me policinë.
Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat italiane, 33 tifozë të ekipit holandez kanë mbetur të plagosur ndërkohë që forca të shumta policie u angazhuan për neutralizimin e traizrave dhe vendosjen e rendit dhe qetësisë.
Është dashur përdorimi i gazit lotsjellës për të larguar turmën e cila vijonte kaosin dhe trazirat në kryeqytetin italian. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Londër, ku këtë herë kanë qenë tifozët turq të Beshiktashit të cilët e kanë “pushtuar” kryeqytetin britanik me thirrje dhe fishekzjarre para ndeshjes me Liverpulin.
Huliganët e Feyenord kthejnë Romën në arenë lufte
Kryeqyteti i Italisë është përfshirë nga incidentet në prag të ndeshjes Roma-Feyenord, sfida e zhvilluar në 19:00 në kuadër të Ligës së Evropës.
5000 tifozë të Feyenord, të cilët kanë udhëtuar nga Holanda për të ndjekur ekipin e tyre në ndeshjen e parë në Romë, të shquar për trazirat, shkaktuan kaos edhe në Romë.
Pjesa më e madhe e huliganëve janë të pa pajisur me bileta duke shkaktuar kaos në rrugët e Romës.
1300 forca policie janë angazhuar për vendosjen e rendit duke arrestuar 33 huliganë, ndërsa shumë prej tyre janë plagosur nga përleshjet. Policia ka përdoruar gazlotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë grupet e tifozëve.
Tifozët e Feyenordit janë përfshirë në një seri përplasjesh me policinë italiane. Dhuna shpërtheu në ‘Campo de' Fiori’ ndërkohë kishte edhe përleshje të tjera me policinë në ‘Piazza di Spagna’ duke e kthyer sheshin në një arenë lufte, pasi disa nga tifozët ishin në gjendje të dehur kanë lëshuar në drejtim të policisë.
Ministri Italian i Kulturës, Ambasada e Holandës në Itali, Komisioneri i BE për Sportin, por edhe Federata Italiane dhe Organet e Futobollit Botëror kanë dënuar aktet e dhunës dhe vandalizmit që shkaktuan tifozët e Feyenord në Romë.
Kaosi dhe dhuna e holandezëve kanë lënë pasoja të mëdha, pasi nga raportimet e para theksohet se janë dëmtuar edhe disa nga monumentet e rralla në shesh.

Tifozët turq të Beshiktashit djegin e "pushtojnë" Londrën
/Shqiptarja.com

FOTO
VD/Momentet e përplasjes me policinë">