Huliganizmi në futbollin kosovar
Ja fenomeni më i fundit negativ

Huliganizmi në futbollin kosovar<br />Ja fenomeni më i fundit negativ
Huliganizmi ka filluar të lulëzojë në futbollin kosovar, si në çdo pranverë. Të dielën në Gjilan u pa gjithçka, përvec futbollit. Ministri i Sportit, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Federata e Futbollit, organet e rendit dhe gjithë mekanizmat tjerë që të marrin masa. Ndërkohë, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, paralajmëron dënime të ashpra për huliganët.

Në futbollin e pasluftës është bërë zakon që në sezonin pranveror të ashpërsohen dhe të çoroditen ekipet dhe tifozët e tyre. Pothuajse çdo vit ndodhin incidente në pjesën e dytë të sezonit, qoftë sulme ndaj gjyqtarëve, ndaj futbollistëve apo edhe përleshje ndërmjet tifozëve.

Rasti më i freskët ishte ai i së dielës, kur më së keqi e pësoi gjyqtari anësor i ndeshjes Gjilani – Hysi, Erduan Baliqi, i cili u sulmua nga huliganët, pas një mosmarrëveshjeje me gjyqtarin kryesor Sokol Domi, rreth golit të Hysit. Në minutat e fundit, u dhunua edhe portieri i mysafirëve, Afrim Ademi, të cilin e sulmuan fizikisht futbollistët gjilanas dhe pritësit e topave, që rrinë prapa portës. Pas këtij incidenti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Sportit, Memli Krasniqi, i cili është i indinjuar dhe i ka dënuar ashpër aktet e dhunës të shprehura në stadiumet e vendit tonë.

Sipas tij, veprime të tilla qyqare janë të papranueshme për të gjithë dhe e dëmtojnë rëndë vizionin dhe qëllimin tonë për të qenë një shembull i mirë në rajon për gara fer dhe cilësore. Ai ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës të marrë masa rigoroze ndaj huliganëve dhe klubeve që e prishin rrjedhën e kampionatit.

“Sot, të gjithë ne jemi fokusuar që ta thyejmë izolimin, që padrejtësisht po i bëhet Kosovës në sport dhe veprime të tilla e pengojnë shumë përpjekjen tonë drejt arritjes së këtij qëllimi. Ne duhet t’ia tregojmë botës vlerat tona më të mira sportive. Edhe në kohëra më të vështira ne kemi treguar një frymë të fair-play në gara dhe një frymë e tillë, edhe më e fuqishme, madje duhet të na përcjellë edhe tani”, ka thënë ministri.(rb/shqiptarja.com, Moral Pozhegu)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut