Në 176 faqet e raportit thuhet se në 150 rastet e zhdukjeve janë përfshirë edhe “agjentë të shtetit që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në krime.
Në një listë të publikuar në nëntor 2012 nga ministria e Brendshme Meksikane thuhet se rreth 25 mijë persona janë zhdukur pa lënë gjurmë gjatë luftimeve kundër kriminelëve të karteleve të drogës gjatë kohës së presidentit Calderon.
Sipas Human Rights Watch lufta kundër karteleve të drogës “ka prodhuar rezultate shkatërrimtare duke shkaktuar edhe më shumë klimën e dhunës dhe shkeljet ligjore”.
Raporti është publikuar me titullin: “Të zhdukurit e Meksikës: Çmimi i Madh i një Krize të Injoruar”.
Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)