Ky është momenti triumfues kur një grup burrash lirojnë një qen të dëshpëruar të ngecur ndërmjet gërmadhave në qytetin e Mosulit në Irak

Qeni i zi i pafat shfaqet në fillim të videos i terrorizuar nëpër rrënoja dhe i ngecur mes shufrave metalike. 

Disa burra shihet të bërtasin dhe të përpiqen ta nxjerrin prej aty kafshën që dukej tepër e frikësuar dhe me sytë e zgurdulluar. 

Njëri prej burrave i hedh ujë në gojë dhe mbi krye nga një shishe teksa dielli irakian e përcëllonte mbi fytyrë. 

Pas përpjekjeve të pareshtura të burrave, qeni më në fund del dhe vrapon i papërmbajtur nga gëzimi për lirinë e rifituar.