Edhe përfaqësues të LSI-së kanë ndarë dhimbjen, për ikjen e parakohshme të Abazit, përmes postimeve në rrjetet sociale. Ka qenë aktivistja e LSI dhe deputetja e kësaj force politike, Nora Malaj të cilat kanë dhënë lajmin e kobshëm.
Postimi i Elona Gurit:
“Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithe ne! Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde.Sherbe ashtu sic di vetem ti ,me energjite e tua ne parajse o Engjell !!”, shkruan Elona Guri.
Postimi i Nora Malaj
"Për një mike të shtrenjtë që sot vendosi të shkoj në parajsë!! E mira dhe e ëmbla Luzhi, sot ditën e nisa me lajmin e zi, ti vendose të shkosh në parajsë , duke i lënë prindërit në dhimbje e lot, motrën në një realitet që askush nuk do ta donte, nipërit që aq shumë i adhuroje nç dhimbjen e humbjes së njeriut më të dashur për ta. Ti e mira Luzhi ike dhe na le ne miket e tua me kokë prapa… Ike si një fllad mëngjesi ndonëse jetën e deshe shumë… Ike duke na lënë një breng të madhe e një tronditje të pa përshkruar. Për ne ti ishe gëzim, emocion, energji dhe asnjëhere nuk u lodhe… Ja që edhe sëmundja e më pas vdekja zgjidhja .. Nuk qenka puna me radhë…. Ti luftove , ah sa shumë, se e doje pafund jetën .Njerezit e afert , prindërit që nuk ka fjalë t’i ngushëlloj dhe te ne miqtë e tu le njç vend bosh , pasi do na marri malli për harenë tende , për gëzimi tënd , për humorin tënd , për fjalët e tua të bukura , për të qeshurën tënde kumbuese o mikja ime e shtrenjtë.,,
Nuk do të doja t’i shkruaja sot këto fjalë për ty , se ti ishe shumë e re për t’u larguar nga kjo jetë kaq pa pritur, po ne të gjithë vdekatarë jemi e duhet ta pranojmë dhe kur dhimbja është shumë e madhe 😪 😪 😪 😪 😪Do te na mungosh pafund mikja ime e mire doktoresha jote me buzëqeshjen që kurrre s’e hoqe nga buza, e mira Luzhiana Abazi… Parajsa le të jetë për ty vende ku do të prehesh ne dlirësinë e paqtimin tënd .., Do të na mungosh … po përherë do të jesh mes nesh o Luzhi jonë e mirë ..U prefsh në paqe e mira Luzhi 😪 😪 😪 😪 😪 🙏 🙏 😪 😪 😪 😪 😪 😪 🙏 😪 😪 😪 😪 🙏 🙏 🙏", shkruan deputetja Nora Malaj.
Luzhiana Abazi u diagnostikua disa vite më parë më një sëmundje të rëndë. Edhe pse shëndeti i saj u përmirësua disa muaj më parë, sot në mëngjes ajo nuk i mbijetoi dot krizës së radhës duke u larguar përgjithmonë për në botën tjetër.
JETESHKRIMI
Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.
Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.
Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.
Gjate periudhes 1996-1998 ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.
Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.
Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.
Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane. Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.
Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)
Nga 2016 e ne vazhdim ka qenë drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










