Është gjetur fëmija 5-vjeçar që ishte larguar nga gjyshja e tij në Tiranë. Familjarët e shqetësuar njoftuan menjëherë policinë duke i thënë se fëmija ishte larguar në drejtim të Brrylit.
Fëmija u largua rreth orës 19:00 dhe ishte i veshur me bluze të verdhë e tuta të zeza.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apeloi që të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefononin në numrin pa pagesë 112.
"Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.
Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza", njofton policia.