Humb jetën nga COVID-19 artisti Kujtim Gjonaj, Ruçi: Krenari artistike e Tepelenës dhe Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe artisti Kujtim Gjonaj
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka një mesazhi për ndarjen nga jeta të regjisorit Kujtim Gjonaj, i cili humbi jetën për shkak të COVID-19 ditën e djeshme.
Ai e ka cilësuar si një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë.
“Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare.”, shkruan Ruçi.
Kryeparlamentari shkruan se për rreth gjysmë shekulli, ai krijoi , dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve.
“Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcolli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore, detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve.”, shkruan në fund Ruçi.
Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj, ditën e djeshme në moshën 74 vjeçare është ndarë nga jeta për shkak të COVID-19, në spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.
Mesazhi i plotë i Gramoz Ruçit:
“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë.
Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare.
Për rreth gjysëm shekulli, ai krijoi, dokumentoi, drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve.
Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcollli ne, shqiptarëve, por edhe kulturës botërore, detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj, kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve.”
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08