Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në orët e mëngjesit ka marrë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, në një moshë fare të re, pas një beteje të vështirë kundër COVID-19, të cilën nuk e fitoi dot.
Kushi shprehet se ky lajm i hidhur duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve se rreziku nga virusi është ende mes nesh, ndaj duhet të mos e neglizhojmë për asnjë moment vaksinimit dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.
Mesazhi i ministres Evis Kushi:
Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.
Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.
Ne radhe te pare ngushellime familjes, ne radhe te dyte moj zonja ministre as na thuaj nese ishte e vaksinuar apo jo? Pastaj thuaja kallomit qe sbeka pune dhe vaksina
PërgjigjuPo e vaksinuar ishte edhe vdiq ca apeli beni per vaksinim
Përgjigju