‘Humba një gjymtyrë por nuk iu dorëzova fatkeqësisë’ rrëfehet ikona e transmetimeve radiofonike nga momenti më i vështirë tek eksperienca më e bukur

Moisi Dalipi është ikona e transmetieve radiofonike. Ai ka qenë komentatori i më shumë se 500 ndeshjeve sportive, me një dashuri dhe pasion të madh për sportin. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” gazetari dhe komentatori i njohur rrëfen jetën e vështirë mbushur me sakrifica por edhe dashuri për punën e tij.

“Në ato vite kisha dëshirë të madhe të komentoja sportin, jo të imitoja po të bëhesha si dikur Ismet Bellova. Kur luanin djemtë e lagjes, ulesha dikur dhe komentoja ndeshjen dhe këto ishin provat e para”

Një jetë e mbushur me vështirësi por edhe një histori frymëzimi nga një njeri që ka gjetur forcën për tu ngritur pavarësisht cdo vështirësie, pas një aksidenti në punë, humbja e një gjymtyri për dikë tjetër mund të përkthehej në një pesimizëm për jetën por për të, u kthye në forcë për të pasur sa më shumë sukses.

“Kam dashur shumë letërsinë dhe vazhdoj ta dua, lexoj libra edhe sot, pas ushtrie u ktheva në vendin e punës dhe në Prill pësova një aksident të rëndë në punë, i cili dhe më kushtoi sepse të humbësh një gjymturë dorën e djathtë është një nisje e jetës nga e para, nuk iu dorëzova jetës, të 8 fëmijët që ishim thua se bëmë një betim, që unë të bëhesha dikush në jetë. Shumë të ndryshëm më kanë propozuar variante të ndryshme të jetës. Në kushte të tilla mora një zotim shumë të fortë të jetës mos ti nënshtrohesha fatkeqësisë por të rikthehesha dhe njëherë në jetë. U riktheva fuqishëm, vazhdova dy vite të shkollës së mesme, vazhdova punë dhe në dhjetor të 78 I dërgova një letër professor Bellovës I cili mu përgjigj. Kjo ishte nisja ime dhe bashkëpunimi 43 vjecar me Ismet Bellovën” tha ai.

Në studion e ‘Rreze Dielli’ nëpërmjet një lidhje telefonike komentatori sportiv z.Ismet Bellova, i bëri një suprizë emocionuese z. Moisi Dalipi:

“Ishte një suprizë që më prekur dhe faleminderit. Është një jetë e tërë me atë njeri, unë flas cdo dy tre ditë në telefon e pyes për shëndetin. Të kesh pranë një njeri human, një profesionist është një vlerë e shtuar” u shpreh ai përmes emocioneve”

Ndër të tjera ai tregoi edhe për emocionet e radios, punën e vështirë që bëhej në vitet kur radio kishte dhe shkëlqimin më të madh:

“Mikrofoni sa i magjishëm është aq emocional, t’ju tregoj një moment. 1990 isha ën vlorë dhe transmetoja Flamurtari –Lushnja, në Kavajë presidenti republikës Ilir Meta transmetonte  Besa-Elbasani. Në atë kohë nisën demostratat e fuqishme, ndërkohë ne e dëgjonim njëri-tjetrin në radio. Ndërkohë populli Kavajës bërtiste ‘Posht Komunizmi’ ky u ndje keq se ishte pranë xhamit dhe zhurma e tyre vinte në mikrofonin e radiokronistit u ndje keq sepse skishte lindur akoma pluralizmi në Shqipëri dhe mund të mbahej qëndrim. Dhe unë I thash mos u mërzit ulu në gjunjë mbaj mikrofonin mos transmeto deri sat ë iki zhurma.Veproi ashtu dhe e ka kujtuar disa vite më vonë kur jemi takuar’’ kujton ai momentet e veçanta të karries së tij si radiokronist.

Krahasimet midis së shkuarës dhe të tashmes për një njeri që ka jetuar midis dy kohërave nuk janë të pakta, për komentatorin sportive Moisi Dalipi dikur futbolli kishte tjetër shkëlqim dhe njerëzit kishin tjetër edukat dhe kultur pune:

“Luhej më mirë futboll atëherë, e them pa frikë, punonin më disiplinuar njerëzit atëherë, kishin më shumë pasion, për punën dhe jo nga frika, pavarësisht se shpërblimet kanë qenë krejt simbolike përshembull unë për një transmetim në radio Tirana  merrja 30 lekë të vjetra . Por ishte pasioni që mposhte gjithcka përgjegjësija për detyrën, kishe të bëje me një varg njerëzish tërë kulturë” përfundoi ai.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 25/06/2021 23:21

    Urime e lumturi ne jete. Na keni dhene kenaqesi ne ato vite,edhe kur nuk ishe ne stadium, ndiheshe sikur ishe aty dhe ndiqje ndeshjen nga shkallet e stadiumit. Kemi patur futboll shume here me te mire e cilesor se sa sot, luhej pa hile, kemi patur kombetare qe kemi vene ne siklet ekipet me te mira te Europes, kemi eleminuar Gjermanine, prane kualifikimit per ne biteror nese barazonim me Belgjiken. Keto nuk duhen harruar. Edhe njehere urime e shendet Moisi Dalipi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja