Pas apelit të policisë pas gjetjes së një vajze 4-vjeçare te Liqeni Artificial, në Komisariatin e Policisë nr.1 është paraqitur nëna e vajzës e cila ka marrë të miturën.
Policia e kryeqytetit njoftoi se një 4-vjeçare ishte gjetur e vetme të Liqeni Artificial. Vajza e mitur me emrin Merkel ishte shoqëruar nga efektivët në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Fëmija me flokë të zinj, kishte veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.