Humbet 67 vjeçarja, prej 3 muajsh
te 'Trauma', stafi:Vuan nga amnezia

Humbet 67 vjeçarja, prej 3 muajsh<br />te 'Trauma', stafi:Vuan nga amnezia
Një zonjë e cila pretendon se quhet Ifez Sherifi, prej datës 1 qershor ndodhet e shtruar në reanimacionin e spitalit të traumës. Pacientja, e cila është sjellë në ambientët e spitalit nga qytetarë të rastit, vuan nga humbja e kujtesës, gjë që e ka bërë të pamundur gjetjen e familjes apo të afërmve të saj. Ajo gëzon shëndet të mirë, por stafi mjekësor u bën bën apel familjarëve që të vijnë dhe ta tërheqin.
 
“Pacientja e vetë deklaruar si Ifete Sherifi rreth 67 vjeçe është paraqitur në ambientet e spitalit të traumës më datën 01.06.2014 rreth orës 09:05. Pacientja u gjet pranë rrugës Misto Mame me një traumë të lehtë në kokë dhe paraqitje me probleme amnezie te plotë. U mbajt në ambientet tona për rreth dy muaj dhe gjendja e saj tashmë është e stabilizuar. Lutemi që të afërmi të kësaj paciente të paraqiten pranë ambienteve të këtij institucioni për të tërhequr të afërmin e tyre.” shprehet  Anila Dautaj
Zëdhënëse e Spitalit të Traumës
 
Mjekët e kanë referuar rastin edhe në polici, por deri më tani në polici nuk ka pasur asnjë denoncim për humbjen e ndonjë të afërmi që të përkojë me të dhënat e zonjës të shtruara tek spitali i Traumës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024