Barcelona mposhtet në Champions League , Selltiku e ka mundur në Skoci me rezultatin 2-1 duke treguar se nuk është e pathyeshme.
Blaugranët si gjithmonë kanë dominuar në mbajtjen e topit, por në fund fitoren e kanë marrë vendasit pas dy golave që kanë shënuar. Megjithatë, Barcelona nuk rrezikon aspak në grup, pasi e kryeson më 9 pikë.
Manchester United është kualifikuar për në fazën tjetër pasi ka marrë pikët e plotë në katër ndeshje, United ka marrë një fitore rokamboleske duke kthyer ndeshjen në minutat e fundit.
Në grupin E, Celsi ka siguruar një fitore me vuajtje me Shaktarin, sakaq, Juventusi ka shpartalluar danezët me rezultatin 4-0. Me shumë mundësi fati i grupit do të vendoset në përplasjen direkte midis Celsit dhe Juves. Bajern dhe Valencia kanë fituar duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com